Shqiptarët po marrin mbi 20 milionë euro kredi çdo muaj për të blerë shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet shqiptare po marrin mesatarisht mbi 20 milionë euro kredi çdo muaj për të blerë banesa.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash është rritur ndjeshëm pas tremujorit të tretë, periudhë që përkon me rihapjen e ekonomisë dhe tejkalimin e efektit të parë të goditjes së pandemisë së Covid-19.

Në intervalin mes muajve korrik dhe tetor, kredia e re për blerje banesash nga individët kishte vlerën mesatare mujore të 2.55 miliardë lekëve, ose rreth 20.6 milionë euro. Vlera mesatare mujore e kredisë së re për individët është madje 9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa mendohej se kriza e fortë ekonomike që solli pandemia do të jepte pasoja serioze në vendimet për kryerjen e investimeve të mëdha dhe afatgjata, siç është blerja e një banese, shifrat në fakt tregojnë se kjo nuk ka ndodhur. Të paktën duke iu referuar të dhënave të kredisë bankare, individët po shfaqen madje edhe më të prirur për të blerë pasuri të paluajtshme. Kjo tendencë mund të shpjegohet me disa faktorë.

Ndoshta në kushtet pasigurisë, individët po orientohen më shumë drejt investimeve që perceptohen më të sigurta, siç është blerja e një banese. Faktor tjetër mund të jetë një lloj optimizmi dhe pritshmërie se kriza e Covid-19 do të kapërcehet në afate të shpejta dhe nuk do të lërë pasoja afatgjata. Normat e ulëta historike që ofron sektori bankar janë gjithashtu një shtysë serioze për të investuar sot në blerjen e një banese me kredi.

Në fund të muajit tetor, portofoli i kredisë për blerjen e banesave nga individët kishte vlerën e 125.4 miliardë lekëve ose 1.01 miliardë eurove. Krahasuar me një vit më parë, kredia për blerjen e banesave është zgjeruar me pothuajse 8%.

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Analiza e fundit e disponueshme e tregut të banesave e Bankës së Shqipërisë tregoi se për gjashtëmujorin e parë të vitit, çmimet vazhduan të rriten, me 4.9% më shumë krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës. Për Tiranën, rritja e çmimeve ishte edhe më e lartë, me 6.5%. Ndonëse vëllimet e shitjeve pësuan një rënie të lehtë në vlera mesatare, ato regjistruan rritje në zonat qendrore dhe periferike të Tiranës. Rritja e kredisë është një sinjal se tregu duhet të ketë pasur përmirësim të mëtejshëm pas muajit korrik.

Një qasje e ngjashme ndaj investimeve po vërehet edhe te bizneset. Në tremujorin e tretë të këtij viti, kredia e re për investime u rrit me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe tek bizneset, mbështetja kryesore e rritjes së kredisë për investime vazhdon të jetë kredia për pasuri të paluajtshme. Nga 19.1 miliardë lekë kredi e re e disbursuar gjatë tremujorit, rreth 60% ishte kredi për pasuri të paluajtshme.

Ecuria e investimeve është një tregues i tërthortë se efekti i krizës në ekonomi gjatë këtij viti mund të jetë më pak i rëndë se projeksionet fillestare. Nga analizat e raportit të fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë la të kuptohet se e ka rishikuar lehtë parashikimin për rënien ekonomike, nga niveli i mëparshëm prej 7.6%./Monitor

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV