Halit Valteri: Shqipëria me nivel të lartë korrupsioni, e izoluar si në kohën e dullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të monopolizimit, korrupsionit, kapjes së shtetit dhe paragjykimit të interesit privat në rajon”.

Kështu e ka cilësuar përfundimin e raportit të Institutit për Lidership në Evropën Juglindore për Zhvillim dhe Integritet, i financuar nga BE dhe që tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri.

Më tej ai shprehet se nëse do ta lexosh siç duhet këtë raport do të kuptosh se shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve. Kapja e shtetit dhe korrupsioni qeveritar është gangrena e ekonomisë shqiptare.

Pavarësisht përmirësimit të ligjeve që bëhen, Shqipëria do jetë edhe për shumë kohë një vend që nuk do parapëlqehet për investimet e huaja dhe ato vendase dhe kjo vjen për shkak të mungesës së transparencës në prokurorimet publike dhe korrupsionit në qeveri.

Ne kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek të fortët, krimi dhe oligarkia. Ekonomia që bazohet tek mundi, aftësia, puna dhe kreativiteti i njeriut në Shqipëri ka marrë fund. Vetëm një grusht personash në vend kanë të drejtën të investojnë, të jetojnë dhe të reklamohen si biznesmenë.

Andaj, Shqipërisë i shtyhen çdo vit bisedimet për të hapur procesin e integrimit në Bashkimin Europian, sepse këta e kanë shndërruar ekonominë shqiptare në një çiflig të tyrin. Janë pikërisht këta individë që s’e duan integrimin e vendit në BE. Ata bëjnë sikur e duan, por janë njerëzit e vetëm që duan ta mbajnë Shqipërinë të izoluar si në kohën e dullës”, u shpreh Valteri.

Sipas tij Shqipëria realisht është e izoluar nga Europa. “Shihni shkëmbimet tregtare! Ne e thellojmë për vit defiçitin tregtar në vlerat e veta absoulte. Shihni sa të mjera dhe periferike janë investimet direkte europiane në industrinë e mediave, në shkolla, në industritë inovative, në strat up – e, në energji, në bujqësi, në hoteleri, e kudo. Le të shohim sesa artistë, grupe këngëtarësh, sa politikanë europianë vinë në një vit në Shqipëri.

Muzika, kinomatografia dhe kultura e sotme europiane as aromat më të sipërfaqshme nuk sjell në Shqipëri. Monopoli ekonomik vendas nuk e duron dot konkurrencën e kapitalit europian. Politika shqiptare nuk ka asnjë interes të ketë një faktor si ky i fundit që t’i kundërqendrojë përballë. Shqipëria ka mbetur e izoluar nga Europa si shoqëri me padronët e vet mbi kurriz”, shprehet ai ndër të tjera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. Prej...

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne treg do te nikojne tek ulja e kerkeses. Të...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

Lajme të tjera

Web TV