Kthimi i ligjit për Policinë e Shtetit nga Meta, Lleshaj: Akt i mirëfilltë politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e parlamentit i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta që ktheu për shqyrtim ligjin për policinë e shtetit. Lleshaj tha se për këtë ligj ka pasur diskutime të gjata, mes tyre dhe me partnerë.

Lleshaj e cilësoi një akt të mirëfilltë politik duke argumentuar qëndrimin e tij për këtë ligj. Ai tha më tej se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë brendi juridike dhe se ligji vjen pas diskutimit me partnerët ndërkombëtarë.

Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik.

Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Pres ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5. Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute.

Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, deklaroi Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e para të mëngjesit pranë Gadishullit...

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5 ditore në Skoci, Trump deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV