Vrau dy djem tezesh se e qëlluan me levë, polici i burgjeve në Fier merret i pandehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martin Skëndaj, 13 plumba mbi Manol Rapaj dhe Elis Kapaj. Akuzohet për “Vrasje në tronditje të fortë psiqike” dhe “Vrasje me dashje”. Shkak i sherit, lidhja intime mes Manol Rapaj dhe motrës së Skëndaj.

Janë mbyllur hetimet për Martin Skëndaj, efektivin e policisë së Burgut të Fierit, i cili në 17 dhjetor 2019, ka ezkekutuar me pistoletën e shërbimit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj. Dy viktimat janë djem teze me njëri-tjetrin dhe një vit më parë mbetën të vdekur në Patos, pas një përplasje me sende të forta dhe armë me policin e burgjeve, Martin Skëndaj.

Ky i fundit tashmë është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, për akuzën e “Vrasjes së kryer në gjëndje të tronditjes së fortë psiqike” në dëm të Elis Kapaj dhe “Vrasje me dashje” në dëm të Manol Rapaj.

Sipas prokurorisë, efektivi i policisë së burgjeve Martin Skëndaj, është goditur fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca dhe si pasojë e kësaj goditje, Skëndaj ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë. Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushte nga dy djemtë e tezes, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerrë armën e shërbimit, një pistoletë “Glock” dhe të hapi zjar.

Skëndaj ka qëlluar plot 13 herë, ku fillimisht ka qëlluar në tronditje të fortë psiqike drejt, Elis Kapaj, i cili po e qëllonte me levë hekuri. Ekzekutimi i Elis Kapaj, është bërë në sheshin qëndror të Qëndrës Shëndetësore të Patosit, dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë.Nga këto goditje, Kapaj ka mbetur i vdekur në vend.

Lexo edhe :  Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Ndërsa më pas ka vijuar me armë në dorë të ndjekë Manol Rapaj, të cilin e ka qëlluar për vdekje. Rezulton se pasi ka vrarë dy kushërinjtë, efektivi i policisë Martin Skëndaj, është kthyer sërish ku qëndronte i pajetë Manol Rapaj, duke e qëlluar një herë të vetme me armë.

Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të Qendrës Spitalore, që të njoftonte policinë.

Shak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur një sher i një dite më parë, mes Martin Skëndaj, babait të tij, Aleksandër Skëndaj dhe Manol Rapaj, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Martin Skëndaj. Si pasojë e kësaj lidhje intime, motra e Martinit ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe ka shkuar të banojë në një qendër sociale në Vlorë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Lajme të tjera

Web TV