Ilaçi eksperimental ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë, studiuesit optimistë për rezultatet

Një ilaç eksperimental antiviral, i cili mund të merret përmes rrugëve orale, ndalon përhapjen e koronavirusit për gjatë 24 orëve. Studimi i kryer së fundmi ka dhënë rezultate premtues në luftën kundër SARS-CoV-2.

Ilaçi i quajtur ‘Molnupiravir’ nuk lejon shumimin e virusit duke e parandaluar atë të përhapet në të gjithë trupin.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias në SHBA, thanë se kryen disa eksperimente në lepuj dhe vunë re se kafshët e trajtuara me këtë ilaç nuk e transmetonin virusin, ndërsa të tjerët po.

Më tej studiuesit u shprehën se nëse të dhënat mund të përkthehen te njerëzit do të ishte një hap i rëndësishëm për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2.

“Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2,” tha Dr Richard Plemper, një profesor në Institutin për Shkencat Biomjekësore në Xhorxhia.

‘Molnupiravir mund të ndryshojë lojën’- thanë studiuesit./r.g/fjala.al