Nga ora policore, blerjet tek lëvizjet mes qyteteve, Italia prezanton masat e festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane ka prezantuar Dekretin e ri me masat kufizuese për ditët e festave të fundvitit. Risia e dekretit të Kryeministrit Conte është kthimi në shkollë nga 7 janari, 100% për ciklin fillor, 75% për shkollat ​​e mesme.

Udhëtimet ndër-qytetase janë të ndaluara nga Dita e Krishtlindjeve deri në ditën e Vitit të Ri, respektivisht nga 25 dhjetori deri më 1 janar. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 05 do të vazhdojë të zbatohet deri më 6 janar. Por në ditën e Vitit të Ri do jetë nga ora 22 deri në orën 07.

Këto janë masat e tjera kryesore të qeverisë që do të hyjnë në fuqi nga nesër, 5 dhjetor.

-Udhëtimi midis rajoneve – Ndalohen nga 21 dhjetori deri më 6 janar, përveç në rastet e punës, emergjente dhe problemeve shëndetesore dhe kthimit në vendbanim.

-Lëvizja midis komunave – Ndalohet në ditën e Krishtlindjeve, datën 26 dhjetor dhe diten e Vitit te Ri, përveçse në rastet e punës, emergjencave dhe problemeve me shëndetin ose kthimit në vendbanim.

-Shtëpia e dytë- Mund të shkohet nëse është në të njëjtin Rajon, përveç datave 25 dhe 26 Dhjetor dhe 1 Janar, kur udhëtimet jashtë komunës gjithashtu do të ndalohen.

-Blerjet – Dyqanet do të qëndrojnë të hapura çdo ditë deri në orën 21:00 për të zbutur praninë e blerësve në më shumë orë të ditës. Qendrat tregtare do të mbyllen gjatë fundjavave.

-Restorantet – Ato do të jenë gjithmonë të hapura për drekë, madje edhe në ditën e Krishtlindjes, Natën e Vitit të Ri, por jo më shumë se katër persona mund të ulen në tryezë. Shërbimi në shtëpi dhe marrja me vete mbetet deri në orën 10.00. Baret do të jenë të hapura nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite në zonat e verdha.

Lexo edhe :  "Kupola e artë", Trump po projekton armën e "shekullit"

-Dreka dhe darka e Krishtlindjes- Rekomandohet të festoni vetëm me anëtarët e familjes që jetojnë së bashku.

-Mbrëmja e Vitit të Ri – Në 1 Janar, shtetrrethimi do të zgjasë deri në 7 të mëngjesit dhe jo deri në 5.

-Hotelet – Hotelet mund të qëndrojnë të hapura, por restorantet brenda tyre do të mbyllen në naten e Vitit të Ri.

Do të jetë e mundur të kaloni natën e Vitit të Ri vetëm në dhomë, duke porositur darkën aty.

-Kinematë dhe teatrot – Ato do të mbyllen për të gjitha festat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV