COVID-19/ Turqia në izolim gjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia gjatë kësaj fundjave është futur në izolim, pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë shënuar numra rekord ditët fundit.

Masa e izolimit gjatë fundjavës është e dyta, pasi edhe në muajin maj Turqia mbylli fundjavën. Shteti prej 83 milionë banorësh ka regjistruar të premten 32,736 raste të reja. Kjo shifër është më e larta e regjistruar, që prej se u paraqit pandemia në muajin mars.

Numri i viktimave të premten ishte 193, ndërkaq numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi nga COVID-19 ka arritur në 14,509.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu është cituar të ketë thënë se shumica e njerëzve po e respektojnë këtë masë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Turqia është shteti i katërt në botë me numrin më të lartë të rasteve të reja, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit, tre shtete këto që kanë numër më të lartë të popullsisë krahasuar me Turqinë.

Herën e fundit kur Turqia kishte aplikuar masën e izolimit gjatë fundjavës në qytetet e mëdha ishte në muajin maj.

Të hënën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të hënën për izolimin gjatë fundjavës. Ai tha se të gjitha masat kundër koronavirusit po merren me kujdes, me qëllim që të minimizohet ndikimi në ekonomi./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV