Kritikat për trajnimin 24 mijë euro/ Ermal Mamaqi: Kam 10 vjet që jam filozof, jam trajnuar nga Vasil Naçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi iu është përgjigjur reagimeve të shumta mbi ofertën e re të trajnimit 24 mijë euro, duke sulmuar shqiptarët e çuditshëm, pasi si kartë të fortë, veç asaj të aktorit të humorit, tashmë është edhe filozof.

Sakaq, Mamaqi nuk ngurron të shkruajë se me trajnimin e tij ofron “magjinë” që “Dikush do të mësojë si jetë i lumtur me atë që ka”. Madje në këtë trajnim ai garanton sukses në disa aspekte veç fushës së biznesit.

Postimi i plotë

Ne shqiptarët jemi fantastik. Nëse merresh me drogë, bën shpifje, vjedhje, korrupsion për ty thonë, “Hallall ja boftë Zoti”.

Ama nëse mbledh disa njerëz dhe ndan me ta se si të tjerët mund të prodhojnë sukses, atëherë ke bërë Blasfemi, dhe do vendosesh në shenjëster.

E para Trajnimi 1 Vit për Sukses kushton 7,890 + Tvsh, por Vlen më shumë se 39.000 euro (link në bio). Vetëm 1 nga Trajnimet e Biznesit që kam bërë kushton mbi 10K.

Është një Paketë me trajnime nga më të ndryshmet dhe përbëhet nga disa nga profesionistët e Shitjes, Marketingut, Meditimit dhe Vetëzhvillimit. Dhe takimet me mua dhe Profesorët janë çdo javë.

Qesha shumë dje me miqtë e mi… Për ju qe nuk e dini, kam mbi 10 vjet që studioj këtë Filozofi të Vetëzhvillimit dhe Motivimit. Jam trajnuar, certifikuar nga njerëz që janë autoritet në këtë industri, që nga Vasil Naçi e deri te më të mirët e Planetit, si Tony Robbins, Brian Tracy etj.

Uroj të çliroheni nga ky ankth që ju ka kapur nga kjo që po bëj, pasi duhet të kuptoni që asgjë e keqe nuk do t’ju vijë…?

Është si të mërzitesh për dikë që mbledh disa profesor kuzhine dhe bën një kurs për gatimin.

Ju tregoj një fakt personal…

Në të gjithë punët që kam bërë kryesisht artistike kam vendosur gjithmonë një sukses ose rekord dhe gjithmonë në fillim dikush ose të gjithë thonë Parullën : U bo ky…Ky që ishte kamerier, ose ky që ishte DJ.

Dhe e thonë si të ishte turp. Në fakt për mua është krenari dhe një nga pikat më të forta që provoj që këto formula suksesi që mësojmë, funksionojnë. Dhe në fakt 98% e njerëzve të suksesshëm dhe të pasur vijnë nga 0.

Dikush që është shumë i pasur, nuk di si të flasë në publik. (këtë mësojmë ne)

Dikush ka shumë vlera/aftësi dhe nuk di si t’i shesë ose të prodhojë biznes. (këtë mësojmë ne)

Dikush do të mësojë si ta fillojë rrugën e përmirësimit. (këtë mësojmë ne)

Dikush do të mësojë si jetë i lumtur me atë që ka. (këtë mësojmë ne)

Ju ftoj që të bëheni pjesë e Trajnimeve tona të Suksesit për seancën Falas dhe nëse ju pëlqen mund të bëheni pjesë e Trajnimit Mendo, Ndrysho, Fito që do te jete online ne dt 12 dhe 13 Dhjetor. Një Trajnim qe ka transformuar jetët e me shume se 2000 Personave. Shihemi në majë të suksesit!

Të fundit

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

Lajme të tjera

Web TV