Arrestohet në Kosovë Indrit Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indrit Taullai i njohur si pjesëtar i Bandës së Durrësit është arrestuar nga policia kosovare pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare. Sipas gazetës Express arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.

“Me kërkese të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtare në Kosove ILECU, sot me date 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta ne Prizren është bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975.

I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale ne Shqipëri. I njëjti ka hyre ne Republikën e Kosovës me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka ende një informacion për arrestimin e tij.

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

Më herët ai ishte liruar nga burgu një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, dhe se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut./r.g/fjala.al

Të fundit

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Lajme të tjera

Web TV