Shpërthen Ardi Veliu: Shkodra, njollë e zezë e krimit dhe kontrabandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e ka cilësuar Shkodrën si njollën e zezë të Shqipërisë lidhur me krimin dhe kontrabandën në këtë qytet.

Në mbledhjen e drejtuesve të policisë së Shkodrës, kreu i Policisë së Shtetit i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtori i Rendit Gjovalin Loka, Ardi Veliu ka bërë për ujë të ftohtë drejtuesit e policisë së këtij qyteti.

“Shkodra është një njollë e zezë sa i takon kontrabandës”, ka thënë Veliu.

Edhe pse në shifra, ngjarjet kriminale kane qenë më të ulëta se në vitin 2018, sërish drejtuesit e Policisë së Shkodrës nuk i kanë shpëtuar kritikave.

Gjatë vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa  i përket kontrabandës. Kemi pasur ulje te fenomenit ne 2019-en. Ka rënë kontrabanda apo është paaftësi e juaja? Shkodra është një njollë e zezë në vend sa i takon kontrabandës”- është shprehur Veliu.

Veliu ka prekur edhe çështjen e fajdeve, ndërsa ka hedhur kritika ndaj policisë duke thënë lufta kundër këtij fenomeni në Shkodër është zbehur. Stina e protestave dhe menaxhimi i zgjedhjeve vendore te 2019-es nuk kane kaluar pa u prekur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu: “Përveç Tiranës edhe ne Qarqe ka pasur protesta, me pas edhe menaxhimin e fushatës ku qe një fushatë e vështirë për përballimin nga policia se bashku me sezonin turistik ku ju falënderoj për punën e bërë”

Veliu ka kërkuar që të dokumentohet gjithçka sa i takon krimit, ndërsa ka shtuar se duhen të angazhohen të gjithë strukturat e policisë vendore në Shkodër.

Në kompleks e gjithë situata ka shumë problematika. Kërkohet angazhim nga të gjitha strukturat. Dua ta ndaj ne dy pjesë, angazhim total për ngjarjet e rënda, por një neglizhencë për krimet kundër pronës.  Detyra jone është ta zbardhim çdo ngjarje, duhet vlerësim maksimal për veprat penale kundër pronës duke iu referuar rasteve te vjedhjeve dhe grabitjeve te cilat në të shumtën e rasteve janë neglizhuar. Parandalimi ne kontrollin e territorit,” është shprehur Ardi Veliu.

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV