Ambasadorja Yuri Kim flet për 3 prioritetet kryesore: Shqipëria s’ka pse të jetë e varfër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’ ka folur për 3 prioritetet e saj kryesore në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që Kim përsërit disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet e huaja.

Ambasadorja ka deklaruar se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, gjithashtu gëzon pasuri dhe mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.

Sipas Kim problemi qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë.

Pyetje: Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Kim: Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura. Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive.

Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë. Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje.

Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-laë’’. Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.

Lexo edhe :  Kthjellime, pak vranësira dhe erë e lehtë nga jugu, ja parashikimi i motit për sot

Të fundit

Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi...

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali...

Dalin tezat e provimit, “anglishtja” bën xhiro në rrjetet sociale, reagon ministria

27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre për Gjuhën e Huaj, por si përherë, Matura Shtetërore u cenua nga nxjerrja e tezës. 40 minuta pas...

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet i dyshuari: Armën e hodha te…

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale). Policia e Tiranës bën me dije...

Lajmi i fundit: Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës

Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas burimeve, dorëheqja e Ermal Onuzit është dorëzuar te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ermal Onuzi i emëruar...

Lajme të tjera

Web TV