Dita e Rinisë, Rama publikon foton e 30 viteve më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kujton ditën që shënon 30-vjetorin e rënies së komunizmit.

Ai shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

Bashkangjitur me postimin, shefi i qeverisë publikon edhe një foto të 30 viteve më parë teksa mban një fjalim në Qytetin Studenti.

30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës.

Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158371402826523 

Të fundit

“Burri im është ushtar”/ Trump preket nga gazetarja ukrainase

Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një moment emocional me një gazetare ukrainase gjatë një konference për shtyp...

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij...

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të Partisë Demokratike, i cili fitoi...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Lajme të tjera

Web TV