Orgazma femërore, katër gjëra që nuk i dinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orgazmat femërore kanë qenë dhe vijojnë të mbeten objekt i kërkimeve akademike. Më poshtë do njiheni me 4 fazat e rëndësishme të një studimi, i cili shpjegon se përse ndodhin dhe nuk ndodhin orgazmat tek femrat dhe çfarë sjellin ato.

  1. Kur gratë kalojnë në orgazëm, çfarë ndodh në të vërtetë?

Kur gratë kalojnë në orgazëm, muskujt e pjesës së poshtme të legenit tkurren në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme. Këto tkurrje mendohet se ndihmojnë në lëvizjen e gjakut nga indet e ngritura të klitorisit dhe vulvës. Gjatë eksitimit seksual dhe orgazmës, rrahjet e zemrës së grave, frymëmarrja dhe presioni i gjakut gjithashtu rriten.

  1. Jo të gjitha gratë kalojnë në orgazëm. A është ky problem?

21% e grave australiane të moshës 20-64 vjeç thonë se nuk mund të arrijnë kulmin gjatë marrëdhënieve seksuale. Nga një këndvështrim i thjeshtë biologjik, anorgazmia, ose paaftësia për të kaluar në orgazëm, pavarësisht nga stimulimi i duhur seksual, nuk është një problem. Sidoqoftë, gratë me anorgazmi shpesh raportojnë turp, ankth, shqetësim dhe shkëputje nga marrëdhëniet seksuale për shkak të orgazmës. Anorgazmia mund t’i bëjë gratë të ndihen sikur ka diçka që nuk shkon me to. Disa mund të shtiren sikur kalojnë në orgazëm, gjë që rreth dy të tretat raportojnë se e kanë bërë. Kjo zakonisht për t’i bërë partnerët e tyre të ndihen më mirë.

  1. A ka orgazma të shumëfishta?

Një sondazh i drejtuar nga një faqe online takimesh shpjegon se 77% e grave kanë pasur orgazma të shumëfishta, ndërkohë që hulumtimet akademike sugjerojnë se shifra është shumë më e ulët, rreth 14%. Disa gra që kanë orgazma të shumëfishta raportojnë orgazmën e tyre të dytë si më të fortë. Rreth 50% e grave në një studim thanë se përdorin vibratorë për të arritur orgazmën (ose orgazmat e shumëfishta).

  1. Për çfarë shërbejnë orgazmat?
Lexo edhe :  Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Studiuesit priren ta shohin këtë aspekt në tre pikëpamje: për të rritur suksesin e riprodhimit; për të forcuar lidhjen në çift midis grave dhe partnerit të tyre seksual, dhe e treta, orgazmat e grave nuk shërbejnë për asnjë qëllim evolucionar. Vetëm sepse orgazmat e grave nuk i shërbejnë një qëllimi evolucionar, kjo nuk do të thotë që ato nuk janë të rëndësishme. Orgazmat e grave janë të rëndësishme sepse për shumë gra, ato kontribuojnë në marrëdhënie të shëndetshme dhe mirëqenien e tyre seksuale./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV