Atentati në Vlorë/Ja kush është autori dhe shënjestra që i shpëtoi sulmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti i çastit mes dy të njohurve në qytetin e Vlorës për pak sa nuk ka përfunduar në viktima. Nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë, kanë dalë detaje të reja ku është zbuluar objektivi i këtij atentati dhe autori i tij.

Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, ku objektivi i këtij atentati Eneo Greca, u qëllua me tre plumba pistolete, strukturat e hetimit të krimit, pranë policisë së Vlorës, kanë arritur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e kësaj ngjarje.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, ai është Marios Ramosaçaj, dhe dyshohet të jetë personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Eneo Greca. 32-vjeçari Marios Ramosaçaj, momentalisht është shpallur në kërkim policor, ndërkohë ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Ramosaçaj dyshohet se një ditë para ngjarjes ka pasur një konflikt me Eneo Grecan, ku kanë shkëmbyer sharje me njëri-tjetrin. Por vetëm një ditë më pas, në datën 24 janar 2020, teksa Greca ndodhej duke ecur me makinën e tij në lagjen “10 korriku” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, është qëlluar tre herë me pistoletë nga personi i dyshuar Marios Ramosaçaj.

Pasi ka qëlluar ndaj Grecajt, Ramosaçaj është larguar me shpejtësi, ku pavarësisht kontrolleve të disa banesave nga policia e Vlorës, Ramosaçaj nuk është arritur të lokalizohet dhe arrestohet.

Ndërkohë në vendngjarje është sekuestruar një automjet në pronësi të Eneo Grecajt dhe tre gëzhoja pistolete 9 milimetërshe. Pas goditjes me armë, Eneo Greca, ka telefonuar bashkëshorten e tij, duke i pohuar: “…më qëlluan, shpëtova mirë…”.

Lexo edhe :  Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

Më pas ka qenë gruaja e Grecas, që ka njoftuar policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Por teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur fuoristradën “Porche”, pronari i saj ishte larguar në drejtim të paditur. Vetëm disa orë më pas Eneo Greca, është paraqitur në polici duke rrëfyer gjithçka që kishte ndodhur.

Të fundit

Për ndeshjen Shqipëri-Serbi të duhet fat! 200 mijë tifozë u futën në short, por…

Mbi 200 mijë aplikime për të parë nga afër ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi. Kur na ndajnë dhe pak...

Finalja e turpit! Analiza: Ja pse Interi dështoi totalisht

Nga një fushë lavdie në një skenë rrënimi, Mynihu nuk është më i njëjti për tifozët zikaltër. Dje, “Allianz Arena” u kthye në skenën...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë...

Zjarr i madh në pyjet e Darëzezës, raportimet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi...

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga...

Lajme të tjera

Web TV