Ju trembin kilet që mund të shtoni gjatë festave? Si të mos merrni shumë kalori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ç ‘kuptim do kishin festat po të vazhdonim me të njëjtat shqetësime dhe rregulla, për të mos e tepruar me ushqimin?

Në festa i japim vetes liri dhe kjo na shijon shumë. E vërtetë, por ndonjëherë masa kalohet në atë shkallë sa nuk ndihemi mirë. Dhe ato veshjet festive nisin menjëherë të na rrinë të ngushta.

Pse të hedhësh poshtë gjithë përpjekjet e një viti, të deformosh linjat e ndonjëherë të dëmtosh edhe shëndetin?

Që festat të kenë shijen e mirë të ushqimeve dhe ëmbëlsirave, por pa shije pendese në fund, ja çfarë duhet të bëni.

Mos e frenoni veten më shumë sesa mundeni t’i bindeni. Provoni gjithçka, panetone, kek, çokollata nga ajo kutia me ngjyra, por kujdes sasinë, tek ajo qëndron sekreti.

Nëse ju kanë ftuar diku dhe nuk mund të bëni naze, përqendrohuni te perimet, sallatat, zini një pjesë të mirë të pjatës me to dhe pastaj mendoni për pak mish, apo ndonjë byrek të shijshëm.

Por kjo vlen edhe kur jeni në shtëpinë tuaj. Përgatisni sa më shumë sallata me perime të freskëta. Janë kombinimi më i mirë për proteinat shtazore, që mbizotërojnë këto tryeza me përfaqësuese pulën e pjekur. Para se të uleni për të ngrënë pini një gotë me ujë me ngadalë.

Nëse e keni fiksim ëmbëlsirën që është përgatitur për Krishtlindje, frenohuni para se të merrni dhe një copë tjetër kulaç. Mendoni për të që do hani pas drekës dhe hiqeni mendjen nga karbohidratet e tjera mbi tavolinë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik. Kjo rutine rrit në mënyrë...

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO merr vendimin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në...

Lajme të tjera

Web TV