Protesta për vdekjen e Klodian Rashës/ Reagon Erion Braçe: Ne nuk vrasim, ne na vranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë, duke theksuar se vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nuk është një vrasje e porositur.

Postimi i Braçes:

“VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;

Nje krim penal,

i hetueshem, i gjykueshem,

i denueshem maksimalisht!

LIGJERISHT!

Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari,

te afermit, miqte e shoket e tij!

Eshte e pashlyeshme per ta,

ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!

Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe

DREJTESI do te kete;

E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!

Une nuk i di rrethanat e vrasjes,

nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi,

ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;

Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi,

me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;

Jeta nuk merret per asnje arsye,

keshtu e mendoj une!

Por nje gje dua ta them tani;

KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,

AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!

Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar,

i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,

edhe kur policia eshte percelluar me molotove!

NE NUK VRASIM!

NE NA KANE VRARE!

Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;

nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!

JOOO! KURRE!

Nderkohe,

dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,

NUK ESHTE DREJTESI!

Per Klodian Rashen asfare!

Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!

ESHTE DHUNE PER PUSHTET!

E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!

E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!

Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!

E fundit;

Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!

Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira…..”, shkruan Braçe.

Lexo edhe :  Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës“detyrim paraqitje”mbështetësit në protestë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Lajme të tjera

Web TV