Raketa SpaceX shpërthen gjatë uljes në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prototip rakete i kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë një tentimi për t’u kthyer në Tokë nga një testim në lartësi të madhe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se raketa Starship ka kryer testimin për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrave dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale.

Mirëpo ky prototip i testuar i anijes kozmike është përplasur gjatë lëshimit në tokë dhe meqë shpejtësia ka qenë e madhe, pajisja është ndezur në flakë. Ndërkohë shefi ekzekutiv i kompanisë SpaceX, Elon Musk ka thënë se ekipi ka marrë të dhënat që i janë dashur.

Nisja e pajisjes është shfaqur edhe në kanalin e SpaceX në YouTube. SpaceX deri më tani ka kryer pesë testime të modelit Starship, mirëpo modelet e mëparshme nuk kanë fluturuar më shumë se 150 metra.

Kjo kompani beson se do të mund të dërgojë njerëz dhe mallra në Mars brenda gjashtë vjetëve të ardhshëm.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV