“Më kërcënonte me sëpatë”/ Flet vajza që u abuzua seksualisht nga 57-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 57-vjeçar u arrestua dje nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Ajet Dume. Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 10-vjeçaren në qytetin e Kuçovës, që tronditi opinionin publik, e ka zanafillën 2 vite më parë.

Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të.

Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se, një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.

Pas kësaj, ai kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.

Në këto momente, 57-vjeçari e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën për edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.

“Mendova t’i tregoja mamit për çdo gjë, ndodhi kjo që ndodhi. Po më kërcënonte, e mbante sëpatën aty. Pastaj erdhi policia dhe e mori e çoi lart. Unë dhe mami kaluam në Berat. Aty u takuam me një psikolog. Më bënë disa pyetje u përgjigja”, – rrëfen e mitura e dhunuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fieri, motori i blegtorisë shqiptare! Rritje, investime dhe standarde të reja

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente...

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football. Gardiani i...

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Lajme të tjera

Web TV