Gazidede në parlament: “CIA organizoi trazirat e 97-ës”/ Tritan Shehu: Unë nuk mendoj kështu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mars të vitit 1997 ish-kryetari i SHIK Bashkim Gazidede bëri një nga deklaratat më të bujshme dhe më të rënda ndaj SHBA. Në një fjalim të gjatë në parlament në sallën e kuvendit numri një i Shërbimit Informativ  Kombëtar tha se ngjarjet e  vitit 1997 i organizoi CIA. Pas afro 24 vjetësh Tritan Shehu, ministër i Jashtëm në atë kohë deklaron se nuk është dakord me atë që ka thënë Gazidede në atë fjalim. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Shehu deklaroi:

 

-A jeni dakord me atë që ka thënë Gazidede në Kuvend se trazirat i ka bërë CIA?

-Qëndrimin tim si kryetar i PD në atë periudhë e kam dhënë në Kuvend që atë ditë. Unë kam qenë kryetar i PD dhe vendimin zyrtar të kësaj partie e jepja unë. Unë kam folur atë ditë në Kuvend. E keni të shkruar: SHBA-të dhe gjithë instrumentet amerikane kanë qenë vazhdimisht në bashkëpunim të ngushtë me ne në çdo moment, edhe në momentet më të vështira të Shqipërisë. Kanë qenë partnerët tanë më të mirë, aleatët tanë më të mirë, mbështetësit tanë më të mirë në të gjitha momentet e Shqipërisë. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV