Nora Malaj: Të drejtat e popullit janë vetëm në duart e tyre!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Nora Malaj
“Kur fasada e një shteti bie !
Sot është 10 dhjetor, dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut !
Shqipëria ka dy ditë në protestë!
Policia , por dhe shteti vrau nje jetë!
Një djalë të ri 25- vjeçar , natën , në terr . Kështu e gjenë ketë ditë ndërkombëtare të te drejtave të njeriut në Shqipëri. Kudo protestohet . Në çdo cep të Shqipërisë e përtej saj . Revolta për Klodianin i ka kaluar kufinjtë! Tashmë Fasada e shteti ka rënë e bashkë me të shteti ka dal cullak , në sy të të gjithëve , duke treguar se cfarë shtet i kalbur është ndërtuar në keto shtatë vite , një dikaturë e re , na ka treguar se vetëm të drejta e njeriut nuk po garantohen më .
E drejta e fjalës e mohuar dhe e censuruar .
Fake news që prodhon qeveria , nepermjet mediave të blera , zene vendin në listën e shteteve që gënjeshtrën e kanë kthyer në mision .
E drejta Kushtetuese e perbaltur .
E drejta e pronës e tjetërsuar .
E drejta e punësimit e pamundësuar .
E drejta e jetës e percunduar .
E drejta e arsimit e anatemuar .
E drejta e sherbimit shendetesor , mision i pamundur.
E drejta e gjykimit e copëtuar.
Tashmë jetojmë në nje vend , ku garancia e jetës nuk mund të realizohet,tregon se Shqipëria ende është larg , shumë larg së ndertuari shtet social , ku të drejtat e njeriut të mos neperkemben.
Gjithcka sot , ne kete dhjetor flet se tashmë fasada e ketij shteti ka rënë . Ky shtet policor iu përgjigjet protestave të qytetarëve të tij vetëm me gazin lotsjellës dhe autobotëve me ujë. Tashmë turrma është irrituar dhe populli ndjen se ka ardhur koha që të reagoj .
Të dhemb kur sheh flakë kur i vendosen kazanëve të pleherave , apo kur turrma irritohet , por kjo tregon se dhimbja ka shuar deri atje ku s’ka më…
Kur populli reagon , vjen shkarkimi i Ministrit të Rendit .
Kur populli merr ne dorë fatet e tij , ai tregon se tashmë te drejtat e tyre janë vetëm në duart e tyre !
Pas 30 – viteve ende jemi larg të drejtave të njeriut në Shqipëri!
Sot protesta ka mbledhur “ rreth flamurit të përbashkuar “ të gjithë shqiptarët për të marrë fatet e tij në dorë, se tashmë fundi është prekur me dorë!”
Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Elyse dhe mediat franceze jehonë të madhe samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë

Nga Mentor Hoxha/ Francë Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt për herë të parë në Shqipëri më 16 maj 2026...

Lajme të tjera

Web TV