Dorëheqja e Sandër Lleshajt, Rama takim me Ruçin në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një takim po zhvillohet mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Takimi mes tyre vjen pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, dhe valës së protestave ku është përfshirë Tiranë në dy ditët e fundit.

Në fokus të bisedës së tyre është emri i ministrit të ri të Brendshëm, ku disa emra janë hedhur në tavolinë.

As dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk e zbehu protestën ditën e djeshme, kur u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Me thirrjen: “Drejtësi për Klodianin!” apo “Rama ik!”, ata kanë paralajmëruar sot një tjetër protestë.

Në një reagim të bërë sot kryeministri Rama tha se askush nuk mund ta marrë për dobësi qytetarin e largimit të ish-ministrit të Brendshëm.

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!

Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV