“Kemi marrë masa drastike për ‘shëtitjen’ e Dritan Dajtit në ish-Bllok”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka komentuar ‘lirimin’ e Dritan Dajtit ku u filmua në ish- Bllok për të shkuar tek okulist, i shoqëruar nga forca të shumta policore.

“Ky ishte një rast i veçuar që s’mund të parandalohet gjithmonë, por i rëndësishëm është reagimi institucional,” deklaron Gjonaj e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24.

Ministrja bëri me dije se ka një kallëzim në Prokurori, janë shkarkuar drejtues të lartë burgjesh për këtë akt dhe ajo shton se nëse ka vepër penale apo konsumim të veprës penale këta person ta dënohet.

”Pa dyshim shqetësimi juaj dhe i qytetarëve dhe reagimet publike janë të mirëkuptuara. Është një rast të paktën për fat të mirë i veçuar.

Jo vetëm nuk mund të përgjithësojë veprimin e burgjeve por duke e konsideruar si shkelje të ligjit edhe nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë veprimin. Nuk më vjen mirë që ndodhin por e kuptojnë që s’mund të parandalohen katërcipërisht.

I rëndësishëm është që institucionet të reagojnë.

Ka pasur një hetim me dy grupe të pavarura. Janë marrë masat më drastike. Janë shkarkuar drejtuesit më të lartë. Ka një kallëzim në Prokurori. Nëse ka vepër penale të merren masat edhe për përgjegjësinë penale.

Nga ana tjetër ajo ç’ndodh në burgje nuk ka ndodhur më parë. Janë rritur masat e sigurisë. Më parë kanë qenë jashtë vëmendjes.

Një sërë masash në pjesën e reformës legjislative. Raste të tilla duhet të jenë shumë të parandaluara.”- tha Gjonaj.

Të fundit

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV