Mëngjesi është i rëndësishëm, ja ushqimet për një vakt të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një trend aspak i shëndetshëm.

Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit, ata që dokumentuan se mos ngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë përbërësit e duhur me të cilin të përgatisni një vakt të shëndetshëm në mëngjes.

1. Tërshëra

Tërshëra është një super ushqim. Ndër përfitimet e këtij ushqimi ju kujtojmë se:

Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet me zemrën.

Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë të madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen.

Kjo zvogëlon rrezikun e atyre që vuajnë nga diabeti.

2. Bukë gruri

Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bërë nga drithëra të plota.

3. Banane

Nuk ka ushqim më të mirë se banania për të shmangur urinë në mes të ditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm. Ajo është e shkëlqyer me kos dhe tërshërë.

4. Vezë

Ka disa mite në lidhje me konsumin e vezëve. Shumë njerëz besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit në gjak. E vërteta është se një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojnë në një ditë, kështu që ju mund të hani një vezë të plotë dhe një të bardhë veze ose dy të bardha veze për mëngjes.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

5. Kafe

Ekspresi që ju pini në mëngjes për t’u zgjuar ka një numër të madh të mirash. Është treguar se ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes kanë më pak rrezik të vuajnë nga diabeti dhe kanceri i prostatës.

6. Çaji

Çaji ka përfitime të ngjashme me kafeinën dhe hidraton trupin më mirë. Antioksidantët e tij janë edhe më të shumtë sesa ata të kafes. Të gjitha varietetet e çajit janë të mirë, por është çaji jeshil ai që ka më shumë antioksidantë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV