Vija e parë e zjarrit, shuhen 26 mjekë nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“24 yje që do na mungojnë”, mjeku Tritan Kalo publikon fotot e kolegëve që ndëruan jetë nga Covid 19

Tanimë është vërtetuar katërcipërisht se Covid-19 nuk kursen askënd. Madje dhe nëse je mjek. Ai nuk trembet as nga bluzat e bardha. E padyshim, në këtë risk të madh për jetën, ekipet mjekësore janë ata që përballen çdo ditë me virusin e padukshëm. Disa prej shteteve e kanë filluar tashmë vaksinimin e popullsisë me vaksinën antiCovid, sërish dita e shuarjes së pandemisë është akoma e largët. Ndërkohë që bota numëron më shumë se 1,6 milionë banorë të vdekur, në Shqipëri humbjet e jetëve kanë kapur shifrën 1003 persona…

..Me ndarjen nga jeta të mjekut të njohur anestezist, Mihal Kërci, deri më tani në Shqipëri, 26 bluza të bardha kanë humbur betejën me armikun e padukshëm COVID-19. Ndërkohë mjeku Tritan Kalo publikoi një ditë më parë fotot e 24 mjekëve që nuk e fituan dot betejën në përballjen me sfidën e shekullit, virusin COVID-19. “24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”, shprehet Kalo.

Për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetën, Kalo thotë se e vetmja mënyrë është që gjithsecili të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat antiCovid.

“Kohë kovidiane. Homazh për mantelbardhët tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19. 24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”, thotë ai. “U prehshi në Altarin e Pavdeksisë”, shprehet mjeku Kalo.

Kalo shkruan se ndjehet i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kishte njohur personalisht, ndërsa lëshon një thirrje të fortë për qytetarët që në nderim të tyre të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Ju lutem që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numrin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”, shprehet ai.

Sipas Kalos, maska, mbulimi i hundës dhe i gojës, distancimi fizik kur dhe ku është e mundshme dhe higjiena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”

Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:

Ndërkaq mjekja Manjola Dokle publikon këtë listë me emrat e mjekëve që kanë nderuar jetë për shkak të Sars Cov-2 të shëruar në Covid 19. Në këtë listë janë emrat e 26 mjekëve.

  1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
  2. Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
  3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
  4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
  5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
  7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
  8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
  9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
  10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
  11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
  12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
  13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
  14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Lushnjë.
  15. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
  16. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
  17. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
  18. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
  19. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
  20. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
  21. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
  22. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
  23. Raimonda Lengu – mjeke familje, Tiranë
  24. Flutura Hashorva – mjeke pneumologe
  25. Elmaz Eltari – mjek infeksionist, Tirane
  26. Mihal Kerçi – mjek anestezist, Tirane
Lexo edhe :  Rritet rroga, por nuk del muaji/ Çfarë nuk shkon?

Vdekja e mjekut Mihal Kërci

Basha mesazh ngushëllimi: Mirënjohje sublime

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut të njohur Mihal Kërci, i cili humbi jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e Covid 19. Basha shprehu mirënjohje sublime jo vetëm për të, por edhe për çdo mjek që ka humbur jetën në betejë për të shpëtuar jetë.

“Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre. Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë. Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie. Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!”, shkruan Basha.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit – Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës

Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit...

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve brenda një jave. “Identifikohet, kapet dhe...

Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në...

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre,  në...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Lajme të tjera

Web TV