Dita e pestë e protestës për Klodian Rashën/ Arrestohen katër persona, procedohen 46 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas protestës së pestë në Tiranë për Klodian Rashën, e cila u zhvillua dje, policia ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar 46 të tjerë.

Në njoftimin e kësaj të hëne policia thekson se si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjësve të policisë në shërbim, është dëmtuar një punonjës policie.

Të arrestuarit dhe të proceduarit janë nën akuzë për për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Sipas asaj që njofton policia, të dielën, “në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërish në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Dritan Hoxha” dhe “Sheshit Shqiponja”, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjalistikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vend-stacionet e mjeteve të transportit publik.

Sakaq policia bën me dije se ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj policisë, pronës shtetërore dhe asaj private./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Lajme të tjera

Web TV