SHBA, hakerat depërtojnë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip hakerash të sofistikuar, që besohet se punojnë për qeverinë ruse, arriti të depërtojë në komunikimet e brendshme të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, sipas personave që kanë dijeni për çështjen.

Kjo ishte pjesë e operacionit piraterik që u njoftua të dielën, ku rezulton se hakerat ishin futur departamentet e Thesarit dhe të Tregtisë.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili përbën një administratë me shtrirje të gjerë dhe me shumë punonjës, përgjigjet për sigurinë e kufirit, sigurinë kibernetike dhe së fundmi për shpërndarjen e sigurt të vaksinës kundër COVID-19.

Ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se ka të ngjarë që Rusia të qëndrojë pas depërtimit në këto departamente, që media amerikane e quajti si një nga sulmet më të sofistikuara ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në vite.

I kemi kërkuar Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës si edhe FBI-së të hetojnë dhe nuk mund të komentojmë më shumë tani për tani“, tha Departamenti i Tregtisë në një deklaratë ku konfirmonte se një nga agjencitë e saj ishte bërë objekt i këtij sulmi.

Si FBI ashtu edhe krahu i sigurisë kibernetike të Departamentit të Sigurisë Kombëtare po hetojnë sulmet. Nuk janë të qarta përmasat e ndërhyrjes, motivi, apo nëse janë prekur agjenci të tjera.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të këtyre njoftimeve dhe po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe riparuar dëmet e mundshme në lidhje me këtë situatë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Ullyot.

Një zëdhënës i Kremlinit tha të hënën se Rusia nuk ishte e përfshirë në sulm.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që njoftoi e para për shkeljen, zyrtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara u takuan të shtunën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për sulmin, i cili përfshinte vjedhjen e informacionit në lidhje me politikat për internetin dhe telekomunikacionin.

Lexo edhe :  Kush është 34-vjeçarja ‘moderatore’ që ruan lidhje me kriminelët

Shkeljet vijnë një javë pasi FireEye, një kompani amerikane e sigurisë kibernetike me kontrata qeveritare dhe nga korporatat, tha se ishte vënë në shënjestër të një sulmi në të cilin hakera të një qeverie të huaj vodhën disa nga teknikat e saj kibernetike./voa/

Të fundit

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

Lajme të tjera

Web TV