KiE: Shqipëria progres në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës ka publikuar raportin e tretë për trafikun e qënieve njerëzore në Shqipëri. Në këtë raport mirëpriten ndryshime në legjislacionin e vendit për të forcuar të drejtat dhe pozicionin e viktimave për planin kombëtar 2018-2020, por kërkohen më shumë përpjekje për mbrojtjen, ri-integrimin e viktimave, si dhe kompensimin e viktimave.

Raporti njeh faktin, që viktimat e trafikimit kanë të drejtë të përfitojnë nga ndihma juridike falas pavarësisht të ardhurave të tyre. Por sipas raportit, autoritetet shqiptare duhet të ofrojnë ndihmën e një mbrojtësi dhe këshilltari ligjor për këto viktima si dhe ndihmë juridike falas në një fazë të mëparëshme. GRETA shpreh shqetësimin, se ka pasur vetëm një vendim penal për kompensimin e një viktimë të trafikimit dhe se viktimat nuk kanë akses ende në një skemë kompensimi shtetëror. Ndaj në raport vlerësohet, se nevojiten masa për të lehtësuar dhe garantuar aksesin e viktimave të trafikimit në kompensim, duke siguruar që mbledhja e provave mbi dëmin e pësuar nga viktima të jetë një pjesë integrale e hetimit, duke shfrytëzuar gjithashtu edhe legjislacioni për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive.

Grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës mirëpret ekzistencën e një njësie të specializuar policore përgjegjëse për hetimin e rasteve të këtij trafiku, por mbetet e shqetësuar për numrin e ulët të dënimeve. Në raport u bëhet thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të siguruar që rastet e trafikut të qënieve njerëzore të hetohen në mënyrë proaktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe duke kryer hetime financiare për mbledhjen e provave. Autoritetet duhet të sigurojnë trajnim për prokurorët dhe gjykatësit dhe t’i inkurajojnë ata të specializohen në çështjet e trafikimit, duke siguruar që të vendosen sanksione efektive dhe proporcionale./ABC/

Të fundit

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte...

U deshën 1,455 orë për të krijuar bizhuteritë e Halle Berry-t në Met Gala

Në Met Gala 2025, Halle Berry vërtetoi edhe njëherë se eleganca nuk ka nevojë të bëjë zhurmë. Ndonëse një pjesë e konsiderueshme e të...

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë e Elbasanit, e cila është bërë në masa të rrepta sigurie. Raportohet se materialet...

87 sekonda tmerri, si e humbën kontrollorët kontaktin me shumicën e avionëve në Nju Jork

Për një minutë e njëzeteshtatë sekonda, kontrollorët e trafikut ajror në Filadelfia humbën kontaktet audio dhe radar me rreth dhjetë avionë, me mbi dy...

45-vjeçari në Tiranë dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Kus. Një 45-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV