Arsyet pse duhet të konsumoni përditë sallatë jeshile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sallata jeshile është një nga produktet që konsumohet më shpesh në tryezat tona, shpesh pa i njohur mirë vlerat ushqyese të saj në organizëm. Ajo është e përbërë nga një sasi e lartë uji, vitamine A, vitamine C, vitamine B6, vitamine K, betakarroteni, si dhe nga një sërë mineralesh.

Lufton pagjumësinë.Mendohet se konsumi i sallatës jeshile ndihmon në reduktimin e pagjumësisë, në sajë të një përbërësi të njohur si “opiati i sallatës”, i cili mban emrin Lactocarium dhe ka efekt të butë në shmangien e pagjumësisë.

Parandalon aneminë. Sallata jeshile përmban acid folik dhe vitaminë B12, dy elementet që së bashku me hekurin ndihmojnë në eritropoezë, pra në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në momentin që konsumoni sallatë, ju merrni sasi të larta të këtyre dy elementëve, të cilët së bashku me sasinë e hekurit që merrni prej produkteve të tjera ushqimore, ndihmojnë në parandalimin e anemisë. Është parë si një kurë tepër efektive, sidomos tek nënat shtatzënë në tremujorin e fundit të shtatzënisë, kur është dhe më e shpeshtë anemia megaloblastike.

Parandalon kancerin. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit thuhet se gjithë ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Duke qenë se sallata jeshile i përmban të dyja këto vitamina, mendohet të jetë edhe ajo një parandaluese e sëmundjeve neoplazike.

Përmbajtja e lartë në vitaminë K. Vitamina K sigurohet prej ushqimeve, ose prej prodhimit nga bakteret në zorrë. Ndër ushqimet me përmbajtje të konsiderueshme të saj, futet edhe vitamina K. Vitamina K ndihmon në prodhimin e shumë faktorëve të koagulimit në mëlçi dhe pa praninë e saj, nuk do të mund të prodhoheshin faktorët e koagulimit dhe nuk do të mund të realizohej ky proces jetik për jetën e secilit nga je. Ndaj, sallata jeshile themi se na ndihmon edhe në këtë aspekt, duke qenë se përmban edhe vitaminë K./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV