Kapet kosovari i quajtur ‘fantazma’ e Venecia-s, grabit në San Marco

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italianët e kapin dhe e lirojnë, historia e kosovarit grabitës në Venecia po bën xhiron e Italisë. Është pagëzuar si fantazmë për momentin kur shfaqet me një thikë në brez për të grabitur njerëzit që gjenden në sheshin San Marco, një prej shesheve më të njohura në botë.

Sipas të dhënave shqiptari i Kosovës është një grabitës kronik po ai pasi kapet nga policia lihet i lirë. Lajmin e bëjnë me dije mediat vendase, ndërkohë që askush nuk e shpjegon se si lihet i lirë një person që grabit me thikë orëve të mbrëmjes në Venecia.

Sipas të dhënave të medieve italiane mësohet se është arrestuar së fundmi në Venecia, pasi prej kohësh kërkohej sepse kërcënonte kalimtarët me një thikë. 30-vjeçari dilte në muzg në qendrën historike të qytetit ndaj e pagëzuan edhe si “fantazma e Venecias”.

Kur u arrestua nuk iu gjetën dokumente, por iu gjet thika dhe dy gramë e gjysmë heroinë në çorape. Me të parë policinë, ai tentoi të largohej por u bllokua menjëherë dhe u ndalua.

Por sipas ‘Tgcom’, ai është liruar më pas në mënyrë të pashpjegueshme, edhe pse kishte denoncime të shumta për agresion gjatë natës në zonën mes sheshit San Marco dhe Rialtos, për kërcënime me thikë dhe precedentëve për shpërndarje droge.

Mbetet mister lirimi i “Fantazmës së Venecias” dhe identiteti i tij edhe pse prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV