1.2 ton kokainë në Agrinjo, një sasi e madhe e planifikuar për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu, por një djalë nga Lezha, tashmë është i konsideruar si bosi i lëvizjes së një sasie marramendëse kokaine. Quhet Aleksandër Pemaj dhe policia greke, bashkë me medien greke dhe shqiptare e kanë vendosur në krye të një grupi kriminal që ka organizuar trafikimin me jaht të sasisë prej rreth 1.2 ton kokainë.

Policia greke, në fakt, gjatë raportimit të djeshëm për operacionin që e ka iniciuar DEA amerikane, tregon se edhe një grek është në kërkim, po ashtu siç edhe një arab, që jeton në Spanjë. Pra, veç DEA-s, janë edhe grekët e spanjollët në këtë operacion ndërkombëtar anti-droge, ku janë 6 emra shqiptarësh si personat që kanë kryer gjithë punën për sjelljen e sasisë së madhe të kokainës në Agrinjo!

Por mediet e vendit fqinj lajëmruan dje se 1ton e 181 kg kokainë janë sekuestruar në një super operacion, ndërsa janë vendosur në pranga 8 trafikantë, mes të cilëve 6 shqiptarë dhe 2 marokenë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane. U tha edhe se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, por nuk bëhet me dije se kush ishte i zoti i dhomave që ishin marrë në zonën bregdetare.

Sipas medieve greke origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë nga karteli, që kishte drejtues një shqiptar. Greqia ishte planifikuar që të ishte ndalesa e parë e kokainës, ku një pjesë do të mbetej në vendin fqinj, ndërsa tjetra do të shpërndahej, një pjesë në Europën Veriore dhe pjesa tjetër në Afrikën e Veriut.

Lexo edhe :  Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Por operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi në kërkim është shpallur një 42-vjeçar grek. Autoritetet greke po bashkëpunojnë në hetime për rastin edhe me palën spanjolle thonë mediet greke, ndërsa ende priten verifikime edhe për sasi lënde që do të kalohej drejt vendit tonë.

Policia shqiptare ka bërë me dije ditën e djeshme se nuk ka patur të dhëna për lëvizje drejt vendit tonë, por janë informacionet e policisë greke që janë shpërndarë në media të cilat tregojnë se një sasi e madhe do të hyne edhe në vendon tonë.

Referuar të dhënave saktësohet se hetimet do të përqendrohen edhe në vendin tonë. Burime të besueshme tregojnë se po punohet për të zbuluar pritësit e lëndës në vendin tonë, po ashtu siç edhe personat që do ta kryenin transportin e saj. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV