Rënia e qarkullimit vjetor në Kosovë 1.2 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit vjetor në Kosovë dhe mbledhjen e tatimeve.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ekrem Hysenaj tha se “nga marsi deri në tetor ka pasur rënie të qarkullimit 1.2 miliardë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas, Hysenajt, nga periudha janar-nëntor, ATK-ja ka inkasuar 426.6 milionë euro, 39 milionë më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Sektorët që më së shumti janë atakuar gjatë kësaj periudhe i kemi sektorët e argëtimit dhe rekreacionit, sektori i patundshmërisë dhe sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, tha Hysenaj.

Kryeministri Hoti tha se institucionet e vendit janë munduar që përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe ligjit për rimëkëmbje të kompenzojnë bizneset nga ndikimi negativ i pandemisë.

“Kam formuar grup punues për pakon e re fiskale që do të finalizohet në fillim të janarit. Në bazë të diskutimeve me komunitetin e biznesit për të dalë me masa të teja të politikave fiskale”, tha Hoti.

Më herët zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Nga vlera e përgjithshme prej 182 milionë eurove, pjesa më e madhe, sipas Krasniqit, është dedikuar për kategorinë subvencione dhe transfere, që përbën 54 për qind ose 114 milionë euro dhe për shëndetësi 30 milionë euro. Shuma të tjera do të ndahen për komuna, investime kapitale dhe të tjera.

Lexo edhe :  Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Por, përfaqësuesit e subjekteve ekonomike në Kosovë, Agim Shahini dhe Berat Rukiqi, theksojnë se shuma e mjeteve është e pamjaftueshme, por megjithatë kërkojnë që shpërndarja të realizohet në rastin më të shpejtë, pas miratimit të Projektbuxhetit.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

“Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

Ndërsa ndodhet i paraburgosur në Burgun 313, Ilir Meta ka qenë njëkohësisht edhe kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar. Ai ka marrë një...

Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin

Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme...

Rama me António Costa, apel liderëve të rajonit: Mos e humbni këtë moment!

Anëtarësimi në BE dhe situata në rajon kanë qenë dy temat e diskutuar sot mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Europian, António...

Lajme të tjera

Web TV