Osmani takon Ruçin: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nisur ditën e saj të dytë në Tiranë, me një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për kryeparlamentarin kjo vizitë e Osmanit, shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, teksa nuk u la jashtë vëmendjes së takimin edhe përballja në gjykatën në Hagë të ish- drejtuesve të UÇK-së.

Kosova po përjeton periudhë zhvillimesh dramatike për të ardhmen dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Ne vlerësojmë qëndrimin dinjtoz të drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha.

Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kundër udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe, nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura. Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën“, tha Ruçi.

Nga ana tjetër, Osmani shtoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë shumë fort me njëra- tjetrës që e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë.

Lexo edhe :  “Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë. Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu. Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme.”, nënvizoi Vjosa Osmani./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Lajme të tjera

Web TV