KLP komandon Fatjona Memçajn prokurore ndërlidhëse në Eurojust në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidatja për kryeprokurore, Fatjona Memçaj, do të jetë prokurorja ndërlidhëse që do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e Eurojust në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Vendimi për komandimin e saj u mor sot nga Këshilli I Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela takoi prokurorin ndërlidhës pranë Eurojust Fatjona Memçaj, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe duke i ofruar mbështetjen maksimale për një bashkëpunim të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust-it, në bashkërendimin e hetimeve si dhe shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve mes autoriteteve gjyqësore respektive.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV