1878 – në Gori, qytet në qendër të Gjeorgjisë, lindi Josif Stalin, udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953.
1913 – Lindi Willy Brandt, politikan gjerman dhe kancelar i Gjermanisë nga 1969 deri 1974.
1865 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Amendamentin e Trembëdhjetë, i cili ndaloi skllavërinë në vend. Me këtë ndryshim ligjor që erdhi pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, u hoqën nga legjislacioni federal të gjitha amendamentet që lejonin skllavërinë.
1495 – Vdiq Alfonsi II, i njohur si Alfonsi i Aragonës, Duka i Kalabrisë, mbreti i Napolit, mbrojtës i poetëve të Rilindjes italiane, djali më i madh i Ferdinandit të Napolit
1916 –Lufta e Parë Botërore: Beteja e Verdunit përfundoi kur forcat gjermane nën komandën e Erich von Falkenhayn u mundën nga francezët duke pësuar humbje të mëdha në njerëz.
1939 – Lufta e Dytë Botërore: U zhvillua Beteja e Heligoland Bight, beteja e parë e madhe ajrore e luftës.
1863 – Në Grac të Austrisë lind Franz Ferdinand, princi mbretëror i Hungarisë dhe i Bohemisë. Nga viti 1889 deri në vdekje, ai ishte, princ trashëgimtar i fronit austro-hungarez. Vrasja e tij me atentat në Sarajevë më 28 qershor 1914, u bë shkak që Austro – Hungaria t’i shpallte luftë Serbisë.