Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Aurela e ka kaluar COVID-in, por jo ai.
Në një komunikim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, Basha tha se ai, vajzat dhe prindërit janë mirë.
Kreu i opozitës bëri apel për qytetarët që të bëjnë kujdes, për veten, por veçanërisht për prindërit, që janë më të rrezikuarit nga COVID.
“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.
Pa.Va/Fjala.al