Rrëmbeu dhe mbajti peng një person për 4 mijë euro, ekstradohet nga Greqia i riu shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekstradohet nga Greqia një 29-vjeçar nga Burreli, i akuzuar për rrëmbim. Policia e Shtetit njofton 29-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër ka rrëmbyer në Sarandë B.Z dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel.

Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur shtetasit B. Xh., masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Kryeministri Rama publikon pamje nga plazhi publik i Velipojës: Kaltërsi dhe relaks

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

1778 – Franca mbështet Revolucionin Amerikan, i shpall luftë Britanisë

Luigji XVI i Francës shpalli zyrtarisht luftë kundër Mbretërisë së Britanisë së Madhe, duke e përfshirë Francën në një nga konfliktet më të rëndësishme...

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin...

Lajme të tjera

Web TV