Policia gjobit 1267 qytetarë ‘rebelë’ që nuk mbanin maskë gjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa maska në rrugë, policia gjobit 1267 qytetarë gjatë fundjavës! Ndëshkohen 18 të tjerë që lëviznin pas orës 22:00

Njoftimi i policisë:

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës, ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 1267 qytetarë.

Ndëshkohet me 1.000.000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Masë administrative edhe për 18 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1267 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Lexo edhe :  A do të kandidojë për zgjedhjet në Tiranë? Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave…

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV