Një 50-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia pasi baraka ku jetonte u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet P.C., rreth moshës 50 vjeç dhe dyshohet se ishte endacak.
Mësohet se 50-vjeçari jetonte i vetëm në një dhomë të ngritur me blloqe. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e ngrohëses që kishte brenda.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Bl.Ba/Fjala.al