Alkooli lufton virusin!? Mos u mashtroni nga lajmet e rreme për Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është i mundur infektimi me virusin korona përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes? Nevoja për lajme dhe të reja për Covid-19 është tepër e madhe, prandaj nuk është habi, që mjaft thashetheme dhe pretendime të rreme përhapen me sa duket më shpejt, sesa vetë virusi Sars-Cov-2.

Si burim për lajme të tilla shërbejn ndonjë studim i vogël, madje ndoshta i papërfunduar, e herë të tjera citime të shkëputura nga konteksti ose prej ndonjë individi që do të bëjë shaka, të krijojë pasiguri ose të mashtrojë.

Korona dhe dhuratat e festave të fundvitit

Një nga këto pretendime, është se dhuratat e festave të fundvitit transmetojnë virusin korona. “Pretendimi se virusi korona mund të transmetohet përmes kartolinave ose letrës me të cilat mbështillen dhuratat e Krishtlindjeve, është kryekëput jo real”, thotë Andreas Podbielski, Drejtor i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore, Virologji dhe Higjienë në Universitetin e Rostokut.

Viruset nuk mund të shumohen mbi sipërfaqe të tilla. “Kjo funksionon vetëm kur viruset depërtojnë në qeliza,” shpjegon ai. Përveç kësaj, viruset vdesin shpejt mbi sipërfaqe kartoni ose letre, pra brenda disa minutash deri benda disa orësh, shpjegon Podbielski.

“Që të përhapet virusi në një rast të tillë, duhet që dikush të kollitet mbi kartolinë, t’ia japë atë direkt dikujt në dorë dhe tjetri të fusë menjëherë sa ta prekë kartolinën, gishtin në gojë,” vazhdon ai.

Ndryshe është puna me viruset e hepatitit A, të cilët mund të mbijetojnë për disa ditë, në mos javë, në sipërfaqe letre apo kartoni.

Edhe Enti Shëndetësor i BE-së, ECDC, konfirmon se “në praktikë nuk ka asnjë provë të transmetimit të Covid-19 përmes paketave të kontaminuara”.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Sipas disa eksperimenteve, virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe kartoni deri në 24 orë, por kjo vetëm në kushte laboratorike. Sidoqoftë, rekomandimi është se nëse jeni shpesh në kontakt me shumë sipërfaqe kartoni dhe paketimi duhet t’i lani duart shpesh.

Konsumi i alkoolit të mbron nga korona

Po aq i gabuar është edhe pretendimi se, kush pi alkool çdo ditë, mbron veten nga infektimi me virusin korona.

Ky pretendim që qarkulloi në mediat sociale bazohej në një raport të falsifikuar të Institutit “Robert Koch” në Gjermani.

Sipas tij, 100 gramë alkool në ditë – që do të thotë rreth pesë birra – ndikojnë gjoja për një dezinfektim të mjaftueshëm të gojës dhe fytit.

Kjo është marrëzi. Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit, nuk mbron nga Covid-19, por shton rrezikun për probleme shëndetësore. Studimet shkencore tregojnë se konsumi kronik i alkoolit dobëson sistemin imunitar./DW/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV