PDK: Fundi i janarit, kohë e përshtatshme për zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se fundi i muajit janar të vitit 2021 do të ishte periudhë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Krasniqi i bëri komentet pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Krasniqi tha se në këtë takim shprehu qëndrimin e partisë së tij, që data e zgjedhjeve të caktohet sa më parë.

“Besojmë se fundi i janarit është datë e përshtatshme. Presim që Gjykata Kushtetuese, sa më parë, të publikojë aktgjykimin e plotë, në mënyrë që ai të jetë i plotfuqishëm. Dhe, besojmë se është e domosdoshme që të mos humbet kohë”, tha Krasniqi.

Osmani nisi konsultimet me partitë politike të martën, vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Ai aktualisht është në vuajtje të dënimit.

Krasniqi u pyet nga gazetarët nëse PDK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje apo do të garojë së bashku me ndonjë parti, por ai tha se për këtë temë nuk mund të japë përgjigje, pasi konfirmoi se brenda partisë së tij janë duke u zhvilluar bisedime.

Megjithatë, Krasniqi kujtoi se PDK-ja, në të kaluarën, ka pasur në listë parti të vogla, që tradicionalisht i ka pasur partnerë.

 

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV