Soreca për “Kushtetuesen”: Funksionaliteti brenda mundësive, KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Betimi i Altin Binaj si anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur edhe nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Soreca shkruan se bërja funksionale Gjykatës Kushtetuese deri në fund të vitit, është më se e mundur, ndërsa i bën thirrje KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e 6-të që do të vërë në punë ‘Kushtetuesen’.

Soreca thekson se funksionaliteti i ‘Kushtetueses’  është kusht për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE për integrimin.

“Sot Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve.

Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti.

Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE”, shkruan Soreca.

Të fundit

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Lajme të tjera

Web TV