Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Vjosa Osmani sot konsultime për datën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani këtë të mërkurë vijon takimet e saj me përfaqësuesit politik për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të se Gjykata Kushtetuese vendosi që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Një ditë më parë Osmani fillimisht priti në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë takim të thirrur nga Osmani dërguan vetëm përfaqësuesit e tyre, pra për konsultime nuk shkuan kryetarët e partive.

Si kohë e përshtatshme e zgjedhjeve është propozuar 7 shkurti nga LDK dhe fundi i janarit u propozua nga PDK.

Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Lajme të tjera

Web TV