Balla: Zgjedhjet do jenë me standardet më të mira, sot përmbyllim legjislacionin për ‘5 qershorin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se parlamenti përmbyll sot legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën. Balla deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike. Ai i drejtoi dhe një thirrje partive politike, PD-së dhe LSI-së.

Sot kuvendi i Shqipërisë përmbyll gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Legjislacioni garanton jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, manifestim i standardeve më të mira demokratike në vend.

I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor.

I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin e kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit se duke mos qenë në Kuvend, deputetët e kanë mbështetur. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare kemi mundësinë që me zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe kandidatët. Është hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por dhe kandidatin.

Dua t’ uroj gjithë deputetëve gëzuar festat, t’i uroj popullit shqiptar gëzuar Vitin e Ri 2021 dhe Krishtlindjet për besimtarët, qoftë një vit i mbarë”, deklaroi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Libraria me mbi 30 mijë libra të përdorur, atraksioni i veçantë në Korenë e Jugut

Një librari me më shumë se 30.000 libra të përdorur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tërheq vëmendjen...

E pazakontë në Kosovë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollën e fshatit Shirok të Suharekës në Kosovës, ku një qen ka hyrë në ambientet e shkollës...

Jamarbër Malltezi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, Apeli i Posaçëm vendos nesër

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest...

Risitë dhe kërcënimet/ “Stargate”, çfarë synon projekti i Inteligjencës Artificiale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar një investim të sektorit privat për të financuar infrastrukturën për Inteligjencën Artificiale, me qëllim që të tejkalojë...

Mes bekimit dhe mallkimit të injorancës së Trump

Demush Shasha Presidenca e parë e Trump ka frymëzuar një numër librash që kanë kërkuar të tregojnë historinë e Shtëpisë së Bardhë nën Trump. Mes...

Lajme të tjera

Web TV