Kërkon të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe vishet me fustan/ I riu : Po e bëj për LGBTQI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Durim Morina, i njohur ndryshe me emrin artistik “Mirud”, është një nga finalistët që po konkurron edhe me këngëtarë te tjere që të përfaqësojë shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2021. Nata e parë e Festivalit të Këngës shërbeu për të paraqitur hyrjet shikuesve, ndërsa garuesit u ngjitën në skenë për të interpretuar versionet origjinale të këngëve të tyre. Kujtojmë se numri i garuesve është 18.

Ndërkohë, Festivali i Këngës i këtij viti u regjistrua më parë dhe u zhvillua jashtë, më konkretisht te “Sheshi Italia” në Tiranë, pa audiencë dhe i drejtuar nga Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj. 26-vjeçari është një nga 18 personat që do “garojë” në mënyrë që të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Nëse vdes”, ndërsa në llogarinë e tij të “Instagram”, i riu ka postuar një artikull ku duket mjaft i revoltua dhe ka bashkëngjitur videon e tij që shfaqet duke performuar.

Ky i fundit ka thënë se njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke ETË degraduar veten e tyre, duke “nënvizuar” faktin se shumë qytetarë e pyesin nëse është burrë apo grua.


Më konkretisht, ky i fundit është shprehur se:

“Eshtë qesharake sesa komente të keqe më kanë dërguar, nëse unë jam një burrë apo grua. Unë e vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më trishton që ka kaq shumë urrejtje në vetë komunitetin tonë.”, ka thënë ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV