Pas tre vitesh pritje, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta zgjodhi dje anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo. Tashmë ky institucion nis funksionimin normal dhe pritet të shqyrtojë çështjet e rëndësishme që shpesh kanë ndezur përplasjet politike. Ambasadorja amerikane Kim vlerëson procesin dhe e konsideron një hap të madh.

Pas tre vitesh pezull dhe me shumë çështje të mbartura dhe të ndjeshme për shqyrtim Gjykata Kushtetuese u bë dje me anëtarin e saj të gjashtë, duke i hapur rrugë funksionimit normal. Presidenti Ilir Meta, firmosi në kohë rekord emërimin e juristit Përparim Kalo, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i dërgoi atij listën e kandidatëve. Me emërimin e Kalos, numri i anëtarëve të Gjykatës, arrin kuorumin minimal për t’u mbledhur në seancë e plenare e për të nisur me shqyrtimin e çështjeve.

Ndërkohë, duket se është hapur rruga edhe për emërimin e shpejtë të anëtarit të shtatë, duke qenë se për vendin bosh të shpallur po nga presidenti, tanimë ka mbetur vetëm një kandidaturë. Një ditë më parë, u betua anëtari i zgjedhur nga parlamenti, Altin Binaj. Praktikisht, ajo çka nuk u arrit të bëhej në më shumë se një vit, po përmbyllet, mesa duket, brenda vetëm pak ditësh. Menjëherë pas vendimit të Presidentit, ambasadorja amerikane Yuri Kim foli për “një lajm të madh.

Sapo Kalo të bëjë nesër betimin, arrihet kuorumi. Shqipëria do të mbyllë vitin 2020, me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që mungonte prej thuajse tre vitesh. Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh”, shkruajti ambasadorja Kim, duke shtuar se “ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e Kmisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian.

Lexo edhe :  Shqiptarët boshatisin burgjet e Greqisë, 50% më pak

Ky është një hap shumë i madh përpara”, vlerësoi ambasadorja amerikane. Përveç Kalos, në garë për vendin e shpallur nga Kreu i Shtetit, ishte dhe Aleksandër Toma, i cili u rendit i dyti sipas vlerësimit të bërë nga KED, me një diferencë të ndjeshme, prej gati 15 pikësh më poshtë. Në njoftimin e tij Meta, shpjegon se në vendimin e marrë me shpejtësi, ka patur në konsideratë dhe “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Si ambasadorja amerikane Yuri Kim ashtu dhe homologu i saj europian Luigi Soreca, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se janë të gjitha kushtet që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda këtij muaji. Po sot në mbrëmje, Këshilli i Emërimeve bëri të ditur se kandidatja Zhaklina Peto, ishte tërhequr nga gara në momentet e fundit. Zonja Peto, u skualifikua dy herë nga KED-ja, por të dy herët, ajo u rikthye me vendime të gjykatës Administrative.

Sot Këshilli i Emërimeve kishte në rend të ditës dhe vlerësimin e kandidaturës së saj. Tanimë, duket se KED-së, i ka mbetur vetëm që të përmbyllë procesin për kandidaten e vetme të mbetur në garë, Sonila Bejtja dhe t’ja dërgojë atë presidentit. Me gjasë, pritet që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme./fjala.al

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV