Rikthehen ditët më shi, mesjava parashikohet me stuhi e shtrëngata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë ditësh me diell dhe motit të kthjellët, rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, të cilat priten të jenë të herëpashershme në pjesën më të madhe të ditës.

Sipas Shërbimi Meteorologjik, orët me diell do të jenë shumë  të pakta në ditët në vijim.

Pika kulminante e reshjeve të shiut pritet të jetë të mërkurën, ku do të ketë shtrëngata dhe stuhi.

Ndërkohë dita e enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

“Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut do të jenë me intensitet të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës”, thuhet në njoftimin e Shërbimi Meterologjik./fjala.al/

Të fundit

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

“Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Nga Kliton Nesturi Me gjithë zhvillimet dhe ngarendejet e temave, stileve dhe formave që ka marrë gjatë këtij shekulli letërsia dhe publicistika, satira vazhdon të...

3 Maj 1979/ Margaret Thatcher, kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe

Në deklaratën e parë para godinës së kryeministrisë, Margaret Thatcher, përmendi shprehjen e famshme të Shën Françeskut të Asizit: “Ku ka mosmarrëveshje, le të...

Pse mbi 90% e pilotëve janë ende burra dhe a mund të ngushtohet hendeku gjinor?

Ngjitu në një avion në të dy anët e Atlantikut dhe me shumë gjasa do të gjesh një burrë në kabinën e pilotimit. Pse...

Lajme të tjera

Web TV