Rama tregon zyrën, nga kravatat shumëngjyrëshe deri te vizatimi i Zahos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama si rrallëherë ka treguar të gjithë zyrën e tij me detaje, ku vihet re një zyrë shumëngjyrëshe me shumë piktura, mes tyre edhe një vizatim i djalit të vogël Zaho, që i shkruan “babi jam shumë krenar për ty”.

Ajo që bie në sy janë kravatat shumëngjyrëshe, për të cilat kryeministri thotë se janë krijim nga bashkëpunimi mes tij dhe një shoqe nga shkolla, ndërsa në zyrë ka edhe shumë dhurata të liderëve botërorë.

Këto (kravatat) janë prodhimet e një bashkëpunimi mes meje dhe një shoqes time të shkollës. Unë bëj dizajnet dhe ajo i kthen në kravata.

Unë dhuratat i protokolloj dhe i arkivoj. Këtu janë një pjesë e dhuratave. Pjesa tjetër janë nëpër korridor dhe poshtë në një pjesë që nuk është shfaqur ndonjëherë.
Printimet e zyrës janë pikturat që lindin gjatë punës. Kalojnë në kompjuter dhe kalojnë më pas si letër murale.

Gazetari Blendi Fevziu ka marrë në dorë disa lapsa me ngjyra, për të cilat Rama thotë se janë “droga e tij”.

Në zyrën e Ramës janë edhe dy karrige të vjetra, për të cilat ai thotë se i ka shpëtuar nga depoja e parlamentit.

“Këto karrige i kam shpëtuar të dyja me Erion Braçen, që po i merrnin nga depoja e parlamentit për t’i çuar nuk e di ku”, tha Rama.

Për sa i përket marrëdhënis me ish-kryeministrin Fatos Nano, Rama u shpreh se ata kanë njuë marrëdhënie të bukur, pasi Nano e kupton presionin që ka një kryeministër, pasi kur je në majë je shumë më i vetmuar se ndonjëherë tjetër.

“Fatos Nano ka qenë për herë të parë në këtë zyrë. Raporti me të sot është i bukur.
Komunikojmë hera herës dhe pjesa e bukur e raportit është se ai ka qenë këtu dhe e di se çfarë do të thotë presioni i kësaj zyre. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën na majë je i rrethuar me shumë njerëz, por je më vetëm se anjsëherë tjetër sepse kur vjen koha e vendimeve të vështira, je komplet vetëm”, shprehet Rama.

Lexo edhe :  Murrizi vë bast publik/ 2-3 deputetë të PD-së do futen në burg

Kravatat:

Të fundit

Trajneri serb i Elbasanit parashikon ndeshjen Shqipëro-Serbi: Ata kanë diçka që…

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për...

“Nicola iku nga dhoma duke qarë”, Victoria Beckham prishi dasmën e djalit të saj Brooklyn

Marrëdhënia midis Victoria e David Beckham dhe djalit të tyre Brooklyn e gruas së tij, Nicola Peltz, po bëhet gjithnjë e më e tensionuar....

Hamasi ka rezerva, Izraeli pranon propozimin e SHBA për armëpushim

Izraeli ka pranuar një armëpushim 60 ditor me Hamasin. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të zëdhënëses së saj....

Fermeri: Ja si i shpëtova mollët nga ngricat e prillit

Temperaturat nën zero gradë Celsius në qarkun e Korçës gjatë muajit prill dëmtuan shumë fermerë që kultivojnë drufrutorë në atë zonë, shkruan A2 CNN....

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje dhe debat ishte ajo mes...

Lajme të tjera

Web TV