Video/ Mbërrijnë në ditën e Krishtlindjes dozat e para të vaksinës antiCovid në Itali

Në një ditë të veçantë festive, atë të 25 dhjetorit, mbërritën në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech.

Siç e shikoni dhe nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, furgoni me dozat e para të vaksinës është i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ai është drejtuar direkt për në spitalin Spallanzani të Romës.