Veliaj: Fitojmë 5-0 në të gjithë Qarkun, fishekzjarret do vijnë në çdo lagje të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pyetur edhe në lidhje me problemin e parkingjeve në Tiranë edhe si pasojë e shtimit të rrugëve për biçikletat.

“Qyteti është i të gjithëve, edhe atij 12% që përdor biçikletën, edhe atij 20% që përdor makinën, edhe atyre që ecin në këmbë apo përdorin transportin publik. Secili paguan taksën e pronës njësoj. Që taksa e pronës të përdoret vetëm për 20% të popullsisë nuk është e ndershme. Edhe unë jetoj çdo ditë me trafikun por

Është bërë shumë për pronarët e mjeteve por duhet të punojmë edhe për fëmijët. Këta që përdorin biçikletat nuk janë skllevërit e qytetit. Do të duhet të bëjmë një paqe me të gjithë.  Sapo hapëm Zogun I dhe korsia e biçikletave është aty.

Ka një mix të parkingjeve në Tiranë. Ata ata që quhen pulla rezidenti, që janë disa mijëra. Nëse dikush vjen në Tiranë dhe e lë makinën 16 orë mund të ishin 16 familje që mund ta linin makinën nga një orë’, tha Veliaj.

Ndërsa për biletat elektronike, Veliaj tha se është një premtim që do të realizohet brenda këtij mandati.

“Tirana rritet me 25-27 mijë banorë. Çdo vit ka qenë me 7-8 mijë apartamente të reja. Prandaj vijon dhe ndërtimi i banesave. Të gjithë janë të vetëdijshëm që ka shumë persona që kanë ardhur nga qytete të tjera. Përsa kohë këto 100 vjet e nisëm me 100 mijë banorë dhe e vijojmë me 1 mln banorë, ndërtimi do vijojë. Prandaj dhe ne do të vijojmë me kreditë e buta për çiftet e reja. Ne kemi një organizim të rregullt të policisë bashkiake për të vëzhguar respektimin e masave. Por ne nuk kemi një polic për çdo qytetar. Kërkohet mirëkuptim dhe ndërgjegjësim nga qytetarët. Nuk mund të monitorojë gjithmonë policia. Gjobat kanë një lloj peshe. Projekti më i vështirë është ndryshimi brenda këtyre 10 cm (mendësia). Ndërsa për biletat elektronike, ka qenë një premtim për këtë mandat dhe do bëhet brenda këtij mandati. Kemi pasur këtë vit kufizimin nga pandemia. Ka qenë e vështirë për të hapur një garë. Ne do të vijojmë sërish me këtë projekt” – tha Veliaj.

Lexo edhe :  Si ndahen votat dhe mandatet parlamentare, nëse votohet sot

Kryebashkiaku i Tiranës premton se brenda verës së ardhshme përfundojnë punimet në Kopshtin Zoologjik.

“Ne i trashëguam atë histori. Kanë përfunduar 30|% e punimeve në Kopshtin Zoologji. Në këtë fazë ne jemi vetëm të Zoologjiku. Nga vera e vitit tjetër e kemi përfunduar Kopshtin Zoologjik dhe pastaj kalojmë te Botaniku”, tha ai.

Së fundmi kryebashkiaku Veliaj foli mbi organizimet e fundvitit. Ai tha se për shkak të kufizimit të grumbullimeve, bashkia do të organizojë një spektakël me fishekzjarre në çdo lagje të qytetit.

Ndërsa për objektivat e bashkisë për vitin e ardhshëm, Veliaj tha se fokusi është tek rindërtimi, tashmë jo për banesat individuale por të pallateve si dhe vijimin e projekteve të lëna përgjysmë.

“Ajo që kemi organizuar është që në qendrat tona sociale, ne do shtrojmë disa dreka dhe darka të njëpasnjëshme nga sot e deri më 31 dhjetor. Ne do punojmë dhe të shtuna e të dielave, do shpërndajmë shtëpi. Tërmeti dhe pandemia nuk bën pushim. Tirana është e izoluar ndaj ne do shpërndajmë fishekzjarret në secilën prej lagjeve të kryeqytetit. Kjo nuk është e zakontë. Jemi në kushte të jashtëzakonshme, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje të jashtëzakonshme.

Do vazhdojmë me rindërtimin. Fokusi nuk do jetë më në ndërtimin e banesave individuale. Do jetë tek pallatet. Kanë marrë më shumë kohë, kërkojnë më shumë kohë në projektim dhe në terren. Viti do jetë kryesisht viti i pallateve sepse ndërsa është një zgjidhje bonusi i qirasë, bonusi i vërtetë është apartamenti i ri. Vazhdimi i projekteve të tjera përveç rindërtimit. Kemi piramidën që tashmë kanë filluar ndërtimi që do të kthehet në një qendër teknologjie”, pëfundoi kryebashkiaku.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Partizani mposht minimalisht Skënderbeun dhe siguron finalen e “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj...

Shkatërroi gjithçka pas ndeshjes me Atalantën, ja “arsyeja” pse u shkarkua Allegri

Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit, tanimë është zyrtare. Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshin dhe aspektin...

4 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Nxehen ‘gjakrat’/ Rusia kërcënon Perëndimin: Po luani me zjarrin

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar Perëndimin se po luan me zjarrin duke lejuar Ukrainën të përdorë raketa dhe armë perëndimore për të synuar...

OBSH bën thirrje për reduktimin e kripës pas të dhënave të reja tronditëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Lajme të tjera

Web TV