Lisen Bashkurti: Rrëzimi i qeverisë “Kurti” akt antidiplomatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lisen Bashkurti, dekan i Universitetit “Epoka”, e cilëson vitin 2020 si vit të humbur për Kosovën, por që mbyllet me një lajm të mirë siç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon qeverinë “Hoti”.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se, “rënia e qeverisë ‘Kurti’ ishte një nga padrejtësitë më të mëdha, ishte një nga aktet më de legjitime, më antidemokratike dhe bile dhe anti diplomatike pasi pati ndërhyrje të ambasadorit Grenell”.

Kjo lëvizje shtoi profesor Bashkurti “ishte një lëvizje aspak e dobishme për Kosovën” pasi solli si rezultat një qeveri të dobët dhe “gjërat shkuan në rënie të lirë”. Por ai nënvizon se pas kësaj “grope të zezë”, zhvillimi pozitiv është vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep fund “kësaj vdekje të pafund” dhe hap rrugën “për të legjitimuar institucione të reja”.

“Viti 2020 pati dështim të mëdha në politikën e Jashtme dhe diplomaci, u bënë makinacione të shumta diplomatiko-politike duke injoruar institucionet kryesore, parimet kryesore kushtetuese dhe aktorët kryesorë. Gjithçka u anashkalua sikur do të vinim në vitin zero, ky ishte një vit shumë i rrezikshëm për Kosovën”, shprehet ai.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë po ta shikosh në tërësi dhe ta krahasosh me tekstet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një halucinacion në vetvete, është një amalgama e përzierë parimesh me projekte, me pragmatizma me iniciativa të përziera. Ashtu siç është nuk mund të hyjë kurrë në funksion do të duhet të shoqërohet me akte nënligjore dhe ndoshta ndryshime kushtetuese për ta funksionalizuar”, shtoi z. Bashkurti.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV